Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare morën pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare ‘Sandhurst Military Skills Competition’ në West Point, të SHBA-së.
Në njoftimin e lFSK-së, thuhet se ky ishte një moment i veçantë që kadetë të tregojnë aftësitë e tyre ushtarake, për të përballuar sfida të vërteta dhe për të punuar si një ekip i bashkuar.
“Gjatë kësaj eksperience të jashtëzakonshme, kadetët tanë u përballën me skenarë të ndryshëm që kërkonin vendosmëri, shkathtësi dhe vendime të shpejta. Ata patën gjithashtu mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të krijojnë lidhje të reja me pjesëmarrës nga e gjithë bota”, thuhet në njoftim .
FSK thotë se ‘Sandhurst’ është shumë më tepër se një garë – është një platformë për bashkëpunim, për ndarjen e vlerave dhe për forcimin e miqësive mes akademive ushtarake.
Tutje, theksohet se pjesëmarrja në këtë aktivitet është një hap i madh përpara dhe një motivim i fortë për sfidat e ardhshme.
Të tjera
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!
KFOR jep detaje për takimin lamtumirës mes Barduanit dhe Presidentes Osmani