Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Papa Leon XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj uron që nën udhëheqjen e tij të ndodhë edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë.
“Urimet më të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Leo XIV, për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Lutemi që udhëheqja e tij të jetë e bekuar me paqe dhe drejtësi, për të mirën e mbarë njerëzimit dhe për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes. Urojmë që nën udhëheqjen tij të ndodh edhe njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë”, ka shkruar kreu i AAK-së
Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri. Ai është papa i 267-të me radhë ndërsa e mori emrin Papa Leo XIV.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën