Administrata Tatimore e Kosovës i ka bërë thirrje këngëtarëve ta paguajnë tatimin.
Aty thuhet se sezona verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njofton të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore.
Pagesa e tatimeve është obligim ligjor. Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Magnezi, një mineral pa të cilin organizmi nuk mundet
Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat
Java nis me diell dhe temperatura tipike të korrikut, mundësi edhe për riga lokale shiu