Ministri në dorëheqje i Financave, Hekuran Murati, pak para vazhdimit të 13-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se seanca do të vazhdojë aty ku ka mbetur, me votimin e Komisionit për votim të fshehtë.
“Shpresoj dhe uroj si zakonisht që opozita të ketë reflektuar që të zhbllokohet procesi dhe të ecim përpara në zhbllokimin e institucioneve. Ne kemi bërë çmos që ky proces që nga fillimi i seancës konstituive të ofrojë mundësi dhe ide për zgjidhje që të dalim nga ky ngërç, por e kemi parë që reflektimi ka munguar.
Tani ka një bllokadë dhe barrikadim te opozita dhe insiston që të ndryshohet kandidati. Pra, që të mos respektohet e drejta kushtetuese e VV-së, në këtë rast si pari fituese e zgjedhjeve. Seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur, aty ku kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar Komisionin për votim të fshehtë.
Është e pamundur që të dilet apo të ndryshohet nga kjo rrjedhë, sepse jemi në një situatë, ku herën e fundit sikur se dy apo tri herët më parë ka mungesë të kuorumit që po duhet të ndërpritet seanca, për shkak të kuorumit”, tha Murati.



Të tjera
Magnezi, një mineral pa të cilin organizmi nuk mundet
Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat
Java nis me diell dhe temperatura tipike të korrikut, mundësi edhe për riga lokale shiu