Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtur heroin Ilir Konushevci, luftëtarin e UÇK-së, në misionin për lirinë e atdheut dhe mjekun Hazir Malaj.
“Sot, kujtojmë me respekt heroin Ilir Konushevci, luftëtarin e pathyeshëm të UÇK-së, në misionin për lirinë e atdheut. Bashkë me mjekun Hazir Mala, ata ishin të palëkundur në përkushtimin e tyre për liri, teksa hovi i tyre u ndërpre pabesisht në një pritë të organizuar, në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po shtrihej dhe organizohej me vrull për ta çuar deri në fund misionin e saj çlirimtar.
Vrasja e tyre ishte një humbje e rëndë për UÇK-në, por edhe një gur themeli për lirinë tonë dhe për shtetin për të cilin ranë, ndaj drejtësia për ta është obligim. Ata ranë bashkë, por u ngritën përjetësisht në kujtesën kombëtare si simbol i përbashkimit të dijes dhe armës, i guximit dhe humanizmit, i lirisë dhe sakrificës.
Kujtimi për Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malaj është zotim i përhershëm për ta ruajtur lirinë e fituar me gjakun e tyre dhe për të jetësuar me dinjitet amanetin që ata lanë pas. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”, tha Osmani.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë