Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, u pyet nëse partia e tij do t’i japë nënshkrimet për ta dërguar në Kushtetuese vendimet e Kuvendit siç propozoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Nuk e kam parë ende lëndën. Sapo u njoftova. Sa i përket dërgimit të rasteve të caktuara në Kushtetuese, i kemi dërguar 11 dhe kemi fituar 1. Pra, kemi ekspertizën e duhur për të vlerësuar a duhet të dërgohet diçka. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marrë mendimin e ekspertëve të PDK-së pastaj do të komunikoj edhe me kolegët edhe nga AAK”, tha Krasniqi.
Para seancës, Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar.
Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë