Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Imamit i Qabesë, Bandar Belilah, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka udhëhequr faljen e namazit të xhumasë dhe ka mbajtur hytben para besimtarëve në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Bashkësia Islame e Kosovës thekson se në një atmosferë të jashtëzakonshme shpirtërore, mijëra besimtarë u mblodhën sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të falur namazin e xhumasë nën udhëheqjen e imamit të Qabesë, Bandar Belilah.
“Imami i njohur nga Arabia Saudite, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka udhëhequr faljen e namazit të xhumasë dhe ka mbajtur hytben para një numri të madh të besimtarëve që ka ngjallur interes tek besimtarët nga e gjithë Kosova”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Belilah theksoi rëndësinë e ruajtjes së vlerave islame, forcimit të besimit dhe unitetit në mesin e myslimanëve, duke përçuar mesazhe paqeje, mirësie dhe drejtësie.
Ai gjithashtu falënderoi popullin e Kosovës për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj fesë islame.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë