Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Prishtinë, ku një 34-vjeçar plagosi të dashurën e tij e më pastaj vrau veten. Ajo e cilësoi si një alarm serioz që kërkon vëmendje dhe reagim institucional.
“Dhuna nuk është më një përjashtim tragjik; ajo po bëhet pjesë e përditshmërisë sonë. E gjejmë në rrugë, në familje, në marrëdhënie që duhej të ishin të mbështetura në dashuri e mirëkuptim. Ajo është pasqyra e një krize të thellë kulturore dhe sociale që po na lëndon të gjithëve, në heshtje dhe në dhimbje,” ka thënë Halimi.
Sipas saj, ngjarja e sotme në kryeqytet nuk është thjesht një rast i izoluar, por një thirrje që nuk duhet injoruar.
“Është një britmë që kërkon të dëgjohet. Një alarm që kërkon vëmendje më të thellë dhe angazhim institucional. Sepse nuk kemi luksin të kthejmë kokën mënjanë; çdo vonesë, çdo neglizhencë, kushton jetë,” shtoi ajo.
Në përfundim të reagimit, Halimi bëri thirrje për veprim konkret dhe ndërgjegjësim të përgjithshëm.
“Nuk mjafton më të ndjejmë keqardhje vetëm pas tragjedive. Duhet të flasim, të dëgjojmë, të veprojmë. Duhet të themi qartë: dhuna nuk ka vend në jetën tonë!”, përfundoi Halimi.
Të tjera
Kosova pa dialog strategjik me ShBA-në, s’ka të ardhme
Kosova partner serioz i SHBA-së për paqe në rajon
Rama merr dekretin për mandatimin e qeverisë së re