Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “B” në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Prokurori kujdestar, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B”.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e mashkullit 34-vjeçar, ndërsa femra 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë.
Pas përfundimit të ekzaminimeve nga ekipi i forenzikës, trupi i pajetë i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes..



Të tjera
Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat
Java nis me diell dhe temperatura tipike të korrikut, mundësi edhe për riga lokale shiu
5 gjërat që duhet të dini kur mbushni 40 vjeç