Afër një vit, që pas ngrirjes së fondeve për Kosovën dhe pezullimit të vizitave të nivelit të lartë, Bashkimi Evropian vazhdon të refuzojë heqjen e këtyre masave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Prishtinës, por edhe të Parlamentit Evropian.
E me rastin e Ditës së Evropës, për “Bota sot” foli ish-ambasadori Sylë Ukshini, i cili komentoi sfidat e Kosovës në proceset integruese në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Së pari, ai potencoi faktin se marrëdhëniet me Serbinë, kanë penalizuar Kosovën në rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE.
Kosova ka aplikuar për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Megjithatë, zyrtarisht thuhet se përparimi në këtë drejtim është ngadalësuar për shkak të mungesës së implementimit të marrëveshjeve të mëparshme me Serbinë, veçanërisht pas marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Komisioni Evropian ka theksuar se Kosova duhet të tregojë angazhim më të madh për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë dhe të zbatojë obligimet e saj për të avancuar në procesin e integrimit.
Mendoj se qasja e BE-së ndaj Kosovë është pak bullizuese, mënyra si është sjellë me vizat tregon një qasje diskriminuese. Nuk është sekret, BE-ja po i trajton më keq viktimat e nazizmit serb, ndërkohë që Serbisë i ka dhënë shumë avantazh edhe ajo kur sjellë probleme neë rajon në BeH, Mal të Zi dhe në Kosovë”, nënvizoi diplomati.
Krahas kësaj, përmendi disa nga pengesat kryesore, me të cilat po përballet Kosova në rrugën për integrim evropian.
Ku, këtë të fundit, Ukshini e kritikoi ashpër për shkak të qasjes jo të barabartë dhe të drejtë karshi Kosovës.
Të tjera
Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin e Mbrojtjes në Tiranë për sigurinë në Kosovë
Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes
Çfarë i bën stresi zemrës, si ta shmangni dhe trajtoni