Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë të hapur për koalicion qeverisës, mirëpo pozita e kryetarit të Kuvendit nuk negociohet pasi, sipas tij, i takon partisë së parë.
Bajqinovci: Pozita e kryetarit të Kuvendit i takon LVV-së, jemi të hapur për bisedime për koalicion qeverisës
“Ne kemi tentuar të bisedojmë dhe i kemi dërguar letër LDK-së, jemi të hapur. Por pozita e kryeparlamentarit nuk negociohet pasi i takon të parit. Mirëpo për qeveri, normalisht se mund të bisedime. Për çështjen e kryetarit të Kuvendi s’ka diskutim pasi dihet se kujt i takon”, tha ai.
Madje, ai shtoi se disa deputetë opozitarë kanë shfaqur dilemat për votimin e kryetarit të Kuvendit, mirëpo “partitë opozitare s’po i lejojnë”.
“Disa deputetë kanë shfaqur dilemat e tyre pse të mos votohet dhe të kryhet çështja e kryetarit të Kuvendit, mirëpo partitë politike s’po i lejojnë”, theksoi ai.



Të tjera
Ekipi i Trumpit i “frustruar” me Netanyahun nga frika se po minon procesin e paqes
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland