​Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Haziri: Pa marrëveshje nuk ndryshon situata

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se situata me Kuvendin e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje politike.

Sipas tij, nuk ka vakum institucional në vend, por manipulim të situatës.

Haziri i LDK-së thotë se kjo parti nuk ka qëllim të ndërtojë bashkëqeverisje sipas kërkesës dhe ofertës që Lëvizja Vetëvendosje në këtë fazë ia ka paraqitur kësaj partie.

Haziri: Nuk besoj që përballohet kjo situatë ndryshe nëse nuk arrihet deri tek një marrëveshje

Haziri: Rruga e re për Kosovën ka qenë, nuk ka qenë as për Kurtin as për Vetëvendosjen

“Rruga e re për Kosovën ka qenë, nuk ka qenë as për Kurtin as për Vetëvendosjen ne platformën tonë qeverisëse e kemi hap para qytetarëve dhe ata e kanë vlerësuar me këtë notë që e kemi marr..nuk ka preferenca të reja apo të vjetra ka veprim politik për situatën në të cilën ne jemi. Sa i përket raportit me ta LDK e ka përcaktuar ne jemi për një lloj bashkëpunimi, për çdo lloj bashkëpunimi institucional, por e kemi të përcaktuar në Kuvend të Republikës. Nuk kemi qëllim me ndërrua bashkëqeverisje sipas kërkesës dhe ofertës që LVV në këtë fazë ia ka paraqitur LDK ne duhet me i marr me lehtësi politike”, shprehet ai.

Duke insistuar që nuk ka vakum instituar, Haziri i LDK-së tha se kjo gjendje është manipulim i situatës.

“Kjo është me manipulua situatën, krizën politike në Republikë me krizë grupore individuale apo partiake nuk është e qëndrueshme….Nuk ka vakum, nuk mundet me u lejuar me u ndërtuar vakum institucional, duhet me vepruar sipas rezultatit të 9 shkurtit”, tha Haziri.