Deputetja e betuar e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, është prononcuar pas dështimit të 14-të të konstituuimit të Kuvendit.
Kusari-Lila, deklaroi para mediave se partitë që deri dje ishin në opozitë po bëjnë propragandë.
Ajo deklaroi se po ngriten çështje që s’kanë asnjë efekt, duke iu referuar mbledhjes së nënshkrimeve nga LDK-ja për shfuqizimin e vendimit të ZRrE-së për rritjen e rrymës prej 16.1 për qind.
Kusari- Lila theksoi se deputetët e betuar duhet të marrin pjesë në votim dhe jo të refuzojnë të votojnë.
Seanca e radhës e vazhdimit të konstituimit të Kuvendit do të mbahet më 13 maj, në ora 10:00.



Të tjera
Dy gabime që i bëjnë çiftet në shtrat
Java nis me diell dhe temperatura tipike të korrikut, mundësi edhe për riga lokale shiu
5 gjërat që duhet të dini kur mbushni 40 vjeç