Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Realit Madridit ku për 45 minuta u shënuan plot gjashtë gola.
Ishte Reali ai që e nisi ndeshjen për mrekulli, ku Mbappe shënoi dy herë për 14 minuta, me serinë e golave që e hapi në minutën e 5-të ndërsa e dyfishoi atë në të 14-ën.
Por, Barça pas vetëm pesë minutash e ngushtoi epërsinë me anë të Garcias i cili realizoi në minutën e 19-të.
Ndërsa rezultatin e përmbysi për vetëm dy minuta, ku fillimisht Yamal shënoi super gol në minutën e 32-të, ndërsa Raphina përmbysi gjithçka në të 34-ën.
Ishte pikërisht Raphina ai i cili realizoi edhe një herë në minutën e 45-të të ballafaqimit.
Nëse Barça e fiton këtë ndeshje, Reali e ka pothuajse të pamundur që të jetë në garë për titull.



Të tjera
Ushqimet më të mira për uljen e kolesterolit
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike