Lëvizja Vetëvendosje, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj, përcjell KosovaPost.
Sipas LVV-së, Behar Begaj, është emër i njohur në komunën e Prizrenit.
Tutje në postimin e LVV-së thuhet se Begaj ka ardhë në këtë parti me bashkëpunëtorët e tij.
“Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur”, shkruan LVV.



Të tjera
Dënimi i rrallë i UEFA-s që s’ka ndodhur që nga 2019-a, mund të shkojë në favor të Realit
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja