Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Siç theksohet në njoftim, “Gjatë takimit, ata diskutuan rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, si dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
Me këtë rast Gjeneral Barduani theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij dialogu me një qasje të re dhe të vendosur.
“Ai gjithashtu ritheksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitet rajonal, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Të tjera
Policia serbe arreston një 77- vjeçar nga Kosova, MUP-i sajon se dyshohet për krime lufte
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë