Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit.
Ai kujtoi të rënët e dëshmorët e 12 majit më 1998 dhe 1999, duke iu përkulur me nderime të larta, transmeton Klankosova.tv.
“Beteja e zhvilluar më 12 maj 1998 në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënoi një kapitull të ri në luftën tonë çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut. Jo rastësisht 12 Maji shënohet si Ditë e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit. Atë ditë ranë heroikisht, Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina, të popullit që me gjakun e tyre vulosën idealin për liri. Një vit më pas, më 12 maj 1999, ra dëshmor një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së në rrethin e Anadrinisë – Bedrush Gashi, simbol i guximit dhe përkushtimit për atdhe”.
“Po në këtë datë, në vitin 1998, u përjetësua edhe udhëheqësi i njësiteve të para guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Agroni qëndroi gjithmonë në ballë të organizimit të Luftës Çlirimtare dhe mbeti i palëkundur deri në frymën e fundit. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj”.
Të tjera
Policia serbe arreston një 77- vjeçar nga Kosova, MUP-i sajon se dyshohet për krime lufte
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë