Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka ndikuar negativisht te bizneset e sektorit privat. Kështu u tha në konferencë për media nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi se më këtë rast, liberalizimi i energjisë elektrike do t’i rëndojë edhe më shumë bizneset, duke rritur koston e tyre.
Shahini kërkoi rishikim të vendimit për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e hapur teksa kërkoi nga Qeveria subvencione dhe mbështetje tjera për biznese, sidomos për ato prodhuese.
“Aleanca shpreh shqetësimet me vendimin e ZRRE-së, që i ngarkon drejtpërdrejt bizneset. Vendimi i tyre do të sjellë pasoja.
Rritja e cmimit është një rritje e madhe dhe detyrimi i kompanive me fitim mbi 10 milionë që të paguajnë 3-5 herë më shtrenjtë, kjo do të cenon konkurrencën dhe krijon pabarazi ekonomike,” tha ai.RTK.



Të tjera
Sportisti kosovar diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë
Ushqimet që nuk duhen konsumuar në darkë
Të ushqyerit sipas profesionit që keni