Sot, më 12 maj, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, një ditë që na kujton rolin thelbësor dhe shpesh të heshtur të infermierëve në sistemin shëndetësor. Janë ata që gjenden në vijën e parë në çdo situatë emergjente, me profesionalizëm, humanitet dhe një përkushtim që shkon përtej detyrës.
Në këtë ditë të veçantë, veçojmë edhe një nga figurat e njohura të këtij profesioni në vendin tonë – infermieren Vlora Leci, e cila tashmë për 20 vite është pjesë e ekipit të Urgjencës së Prishtinës. Me përvojën dhe qetësinë e saj në situata kritike, ajo është bërë një pikë referimi jo vetëm për pacientët, por edhe për kolegët e saj. Puna e saj e palodhshme në shërbim të shëndetit dhe jetës së qytetarëve është shembull frymëzimi për brezat e rinj të profesionistëve të shëndetësisë.
Në Ditën e Infermierisë, u shprehim mirënjohjen më të thellë të gjithë infermierëve dhe infermiereve për punën e tyre jetike. Pa ju, sistemi shëndetësor nuk do të kishte zemrën që e mban gjallë.
Faleminderit për çdo natë pa gjumë, për çdo moment sakrifice, për çdo jetë të prekur me kujdesin tuaj.
Të tjera
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje në 2024, krahasuar me 2023
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë