Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka bërë një shkrim me një paralajmërim për atë se ccka prite të ndodhë gjatë kësaj jave, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, por në botë përgjithësi.
Ai kërtë e bazoi përmes një paralajmërimi të Trump, ku tha se kjo mund të jetë një javë me zhvillime shumë të rëndësishme.
Cani përmbledhi disa ngjarje që mund të ndodhin në Kosovë, Shqipëri, Rusi, Ukrainë…, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Në Gjermani qeveria e re do të fillojë nga puna me projekte konkrete. Deri tani janë vendosur kontrolle në kufijtë e jashtëm, ndërsa tani priten edhe projekte të tjera…
Pas zgjedhjeve të djeshme, në Shqipëri gjërat po shkojnë drejt një fitore të bindshme të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Por të shohim si do të jetë në fund.
Në Kosovë, ku i dihet, ndoshta edhe mund të ketë ndonjë lëvizje për dalje nga gërçi, por parashikimet për qartësi politike atje janë shumë më të zymta. Megjithatë, siç thotë populli, shpresa vdes e fundit.
Sa i përket zhvillimeve ndërkombëtare, kjo javë vërtet mund të sjellë gjëra me rëndësi.
Amerika dhe Kina kanë bërë të ditur se ka sinjale shumë të mira për një marrëveshje të mundshme për problemet tregtare. Një lajm vërtet shumë i mirë për tregjet ndërkombëtare, që kanë reaguar pozitivisht menjëherë.
Partia Punëtore Kurde ka bërë të ditur se do të shuhet si parti dhe do t’i japë fund rezistencës së armatosur…
Për sportin nuk po shkruaj më mirë, sepse fundjava ka qenë e dhimbshme për disa tifozë e shumë e gëzueshme për të tjerët…
Javë të mbarë miq!
Të tjera
Policia serbe arreston një 77- vjeçar nga Kosova, MUP-i sajon se dyshohet për krime lufte
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK
Thellohet bashkëpunimi Kosovë–Gjermani në fushën e policisë