Presidentja Vjosa Osmani është nderuar me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi”, nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi në Austri.
Ky çmim i është dorëzuar Osmanit në një ceremoni të veçantë të organizuar në Vjenë.
Ky çmim i ishte ndarë dy dekada më parë Presidentit Rugova, ndërkaq laureatë të tjerë të çmimit përfshijnë edhe Presidentin Ronald Reagan, Kancelaren Merkel etj.
Siç u theksua nga Fondacioni paneuropian me rastin e vendimit, ky çmim i ndahet Presidentes Osmani për “përkushtimin e saj të palëkundur ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, orientimin pro-evropian, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”.



Të tjera
Fiorentina po e dëshiron Edon Zhegrovën, i cili mund të largohet nga Juventusi këtë verë
Tr@gjedi në Arabinë Saudite: 14 të vdekùr pas rrëzimit të helikopterit
Pefqeli rinovon kontratën me Dukagjinin