Kur janë numëruar mbi 3617 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.47%. Socialistët kanë siguruar deri tani 494367 vota. Koalicioni PD-ASHM ka 34.14% ose 321693 vota në të gjithë vendin.
Forcë e tretë politike ka kaluar Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.6%, duke marrë 36028 vota. Humb një pozicion, në vendin e katërt renditet PSD me 3.6%, duke marrë 35175 vota. Votat e tjera ndahen mes, Mundësia 2.87%, Koalicioni Euroatlantik 1.24% dhe Djathtas për Zhvillim 0.39%.
Sipas rezultatit paraprak, PS merr 82 deputetë, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.



Të tjera
Manchester City nuk dorëzohet, do të luftojmë për titull deri në fund
Hani fara kungulli rregullisht
Ka imunoterapi të re që tkurrë tumoret