Presidenti amerikan Donald Trump mund të udhëtojë për në Stamboll të Turqisë, ku pritet të zhvillohet takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin gjatë të enjtes.
E pasi të dyja palët janë dakorduar për një takim të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, presidenti amerikan ka bërë të ditur se po mendon se niset për një udhëtim në Stamboll.
“Po mendoja të fluturoja atje. Ekziston një mundësi nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin. Duhet ta përfundojmë”, tha presidenti amerikan.
Ai thotë se administrata amerikane është “duke punuar shumë që të shohin nëse mund të ndalet gjakderdhja”, shkruan abcnews.al.Trump gjithashtu thotë se beson se Rusia do të pajtohet për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.



Të tjera
OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit
“Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet
Prokuroria për ngjarjen në Podujevë: Vrasje e rëndë në tentativë, të përfshirë nip e dajë, motivi “mosmarrëveshje paraprake”