Sonte në Bazel të Zvicrës mbahet nata e parë e “Eurovision Song Contest 2025”.
Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”.
Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese ‘Shkodrës Elektronike’.
“dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.



Të tjera
La Liga afër ta sigurojë vendin e pestë për Ligën e Kampionëve
Receta që ju shpëton mëlçinë…
Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën