Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Arabinë Saudite për një vizitë katërditore në Gjirin Persik, me fokus te marrëveshjet ekonomike dhe investimet nga vendet e pasura me naftë.
Ai po kërkon deri në 1 trilion dollarë investime nga Arabia Saudite, ndërsa mbetet pa e vizituar Izraelin, një veprim që ka ngritur pikëpyetje për prioritetet e Uashingtonit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në forumin e përbashkët të investimeve në Riad, ministri saudit i Investimeve, Khalid al-Falih, tha se bashkëpunimi SHBA-Arabi ka sjellë rezultate të mëdha, ndërsa theksoi zgjerimin e mundësive përtej sektorit të energjisë.
Trump u prit nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ndërsa forumi tuboi emra të njohur si CEO-t e BlackRock dhe Blackstone. Vizita përfshin edhe ndalesa në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.



Të tjera
Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi
Katër hapat që duhet t’i ndiqni nëse doni të dobësoheni
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë