Është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërveprueshmëri dhe siguri në Komunikim (CISMOA), ndërmjet Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtorit të J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips.
Kjo marrëveshje është bërë gjatë një takimi të mbajtur në një ceremonie zyrtare në Prishtinë, ka njoftuar faqja zyrtare e FSK-së në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasiqë mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK”.
“Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, shkruhet tutje në postimin në Facebook.



Të tjera
SHBA-ja lejonë përkohësisht blerjen e naftës ruse të mbajtur në det
Serbia, importuesja kryesore e armëve në rajon
8 mesazhet që do të merrni nëse ai ju do përnjëmend