Në një intervistë për EO, ai tha se kjo gjykatë është themeluar mbi shpifjet e senatorit Dick Marty, për të cilat, sipas tij, nuk ka ende asnjë argument apo dëshmi.
Jashari kritikoi institucionet e Kosovës për qëndrimin pasiv dhe theksoi se ngritja e aktakuzave ndaj udhëheqësve të luftës është një padrejtësi që cenon vetë lirinë e fituar me luftë.
“Ju e dini që nuk e kemi njohur këtë gjykatë, e kemi kundërshtuar. Gabimi më i rëndë për popullin është që është dhënë mundësia që të formohet kjo gjykatë mbi shpifjet e senatorit Dick Marty. Nuk është argumentuar deri më tani nga ato shpifje, kinse UÇK ka bërë trafikim organesh. Institucionet e Kosovës nuk është dashur të rrinë duarkryq. Është dashur që të kërkohet argument mbi këto shpifje, mbi çdo gjë që po ndodh rreth luftës së UÇK-së. Të merret presidenti në pozitën e kryetarit të shtetit, të dërgohet në Hagë dhe të ngrihet një aktakuzë mbi shpifje. Mendoj që është padrejtësi e madhe dhe prek edhe në themelet e shtetit. Prek në lirinë, për të cilën kanë luftuar dhe është vulosur sot liria mbi luftën e tyre”, tha Jashari.
Të tjera
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: I etur për gjak
Forcat e Shqipërisë ia mësyjnë Kosovës