13.05.2025 – 12:39
Protesta e veteranëve me tym, Gucati: Është anuluar konferenca e Trendafiloves
Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati i ka bërë thirrje mediave që të mos marrin pjesë në konferencën e Trendafiloves.
Ai tha se tymi i zi është hedhur për shkak se është ditë zie për ata.
“Kjo sa herë vjen në Kosovë, vjen për një të keqe. Sot vjen Trendafilova vjen në Kosovë mban konferencë, ku ne ende kemi të pagjetur”, tha Gucati.
Gucati tha se sipas informacioneve takimi është anuluar dhe Trendafilova nuk do ta mbajë konferencën për media.
‘‘Gjuaje jashtë’’, hidhen tymuese para hotelit ku po protestojnë veteranët kundër Trendafiloves
Veteranët janë duke protestuar kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, para hotelit Four Point by Sheraton në lagjen Marigona, aty ku po qëndron ajo.
Mediat kanë siguruar pamje nga momenti kur veteranët kanë ndezur tymuese përballë hyrjes së hotelit.
Përveç protestueseve, aty shihen edhe një numër i policëve.
Në një moment, nga veteranët tentohet që tymuesja të hidhet brenda hotelit, por diçka e tillë nuk ndodh, derisa dikush dëgjohet duke thënë ”gjuaje jashtë”.
Ndryshe, veteranët kanë shprehur pakënaqësi rreth vizitës së Trendafiloves duke e kundërshtuar atë.
———–
Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet të mbajë një konferencë shtypi.
Mirëpo kjo vizitë nuk është mirëpritur nga OVL e UÇK-së.
Të cilët janë duke zhvilluar protestë kundër kryetares Trendafilova.
Protesta është duke u zhvilluar para një hoteli luksoz, në lagjen Marigona, aty edhe ku po qëndron Trendafilova.
Të tjera
Policia sekuestron armë e drogë në disa komuna të Kosovës, ka të arrestuar
Vendet që mbesin sot pa rrymë
Demokratët Evropianë kritikojnë Von der Leyen për heshtjen ndaj Serbisë