Është lokalizuar dhe gjetur personi i raportuar si i zhdukur dje në komunën e Kllokotit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se lokalizimi dhe gjetja e personit të zhdukur u bë falë bashkëpunimit mes policisë dhe pjesëtarëve të FSK-së.
“Personi është gjetur sot në orët e pasdites në një zonë pyjore afër vijës kufitare Kosovë-Serbi në fshatin Kokaj dhe menjëherë pas gjetjes, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe sipas vlerësimeve gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe e mirë”, tha Osmani.
Policia tha se i falënderon të gjitha njësitë e angazhuara dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e personit të zhdukur.



Të tjera
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau
Të gjitha kufizimet që nënat e reja kanë disa javë pas lindjes me operacion
Liverpool në ankth, priten rezultatet e ekzaminimeve për Isakun