Hasani: Serbia po e zhvendos presionin në kurriz të Kosovës – Perëndimi s’do ta mbajë përgjegjëse për Banjskën

Hasani: Kushtetuesja mund t’i ndryshojë rrethanat

As tre muaj pas zgjedhjes s’është arritur konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kjo për shkak të këmbënguljes së Vetëvendosjes në Albulena Haxhiun si kryeparlamentare dhe refuzimit të opozitës për ta mbështetur këtë propozim.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për gazetën “Express” e ka cilësuar si papjekuri politike ngërçin e krijuar në Kuvend.

Hasani ka thënë se arsyeja kryesore e bllokimit të konstituimit të legjislaturës së nëntë “lidhet me implementimin e autonomisë politiko-territoriale serbe në territorin e Kosovës”, për të cilën ka thënë se “është pranuar lirshëm nga kryeministri Albin Kurti në Ohër”.

Ndërsa sa i përket nisjes së konsultimeve nga Osmani me liderët politikë, Hasani ka thënë se roli i presidentes nuk lidhet me procesin e krijimit të institucioneve, por me garantimin dhe përkujdesjen për funksionimin normal të tyre, brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, pas konstituimit.

Ai ka shtuar se ka bazë ligjore lënda që AAK-ja me mbështetjen e PDK-së e LDK-së dërgoi në Kushtetuese për çështjen e votimit të fshehtë.

The post Hasani: Kushtetuesja mund t’i ndryshojë rrethanat appeared first on Kosovapost.net.