Sfidë spektakolare në Ferma VIP, fermerët mes zjarrit për fitoren, kush doli në televotim

Mbrëmja e sotme në “Ferma VIP” ishte e mbushur me emocione dhe surpriza. Sipas formulës së përcaktuar nga Agai, kryefermerja e javës, Ester, pati privilegjin të zgjedhë dy konkurrentë për sfidën e radhës. Ajo vendosi që përballja të zhvillohej mes Big Bastës dhe Anduelit.

Në vijim të rregullave, secili prej tyre duhej të zgjidhte një partner për kundërshtarin. Big Basta zgjodhi që në krah të Anduelit të ishte Frederik Ndoci, ndërsa Andueli vendosi që Erandi të bashkohej me Big Bastën.

Kështu, sfida u zhvillua mes dy çifteve: Big Basta dhe Erandi kundër Anduelit dhe Frederikut.

Gara ishte sfiduese, konkurrentët u detyruan të kalonin nëpër tela nën shi artificial dhe më pas të përballeshin me kalimin mes flakëve për të siguruar fitoren. Në fund, pas një gare të fortë, fitues dolën Big Basta dhe Erandi.