Deputetëve të Kuvendit të Kosovës sot u është dorëzuar një shkresë e Gjykatës Kushtetuese. Përmes kësaj letre ata janë njoftuar se mund t’i dërgojnë komentet lidhur me kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit për mosvotimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të dërguar nga AAK-ja.
Letrat u janë shpërndarë deputetëve në sallën plenare nga Sekretaria e Kuvendit, para tentimit të 16-të për konstitutim të Kuvendit.
“Bashkëngjitur me këtë shkresë, ju dërgoj njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për regjistrimin e kërkesës KO124/25, të parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ‘Vendimit të datës 5 maj 2025 për mosvotimin e formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës’. Deputetët e Kuvendit mund t’i parashtrojnë komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me kërkesën e lartcekur, jo më vonë se më 19 maj 2025”, thuhet në këtë shkresë.




Të tjera
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore
Përfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore