Trofeut të Superkupës dhe Kupës së Mbretit, Barcelona i shtoj edhe titullin e kampionit, të cilin e konfirmoj të enjten mbrëma në derbin me rivalin e qytetit, Espanyol.
Përballë ekipit tjetër nga Barcelona, katalunasit shënuan fitore me rezultat 0:2, e mjaftueshme për të mbajtur në distancë Real Madridin prej 8 pikëve, kur janë edhe dy duele deri në fund të La Ligas.
Lamine Yamal zhbllokoi sfidën me një supergol në minutën e 53-të, që ishte i teti në këtë sezon. Fermin Lopez, në minutën e pestë shtesë dyfishoj avantazhin për ta vulosur fituesin.
Te Espanyol luajti Marash Kumbulla, derisa vendësit mbetën me një lojtar më pak kur Cabrera u ndëshkua direkt me të kuq pasi goditi Yamalin, veprim që u rishikua nga VAR.
Barça ka 85 pikë pas 36 ndeshjeve, duke dominuar ndaj rivalit të përhershëm Real Madridit, të cilin e mposhti të dielën në “El Clasicon” e fundit të sezonit, 4:3.
Në fakt, skuadra e Hansi Flickut ka fituar katër ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat ndaj “Los blancos”, duke fituar tre trofetë në Spanjë.
Ky është titulli i 28-të i kampionit për Barcelonën dhe i pari që nga viti 2023, duke e shfronësuar Real Madridin, që sezonin e kaluar e fitoi titullin e 36-të në histori të klubit.
Flick transformoi ekipin blaugrana, duke krijuar një ekip me të rinjtë si Yamal, Cubarsi, Pedri, të ndihmuar edhe nga Raphinha, Lewandowski, Kounde e Sczeszny, të cilët rikthyen trofetë në klub.



Të tjera
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije
Nisni mëngjeset me qumësht të kombinuar me mjaltë
Gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga ky veprim