Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të ketë takim me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian, që ka nisur sot në Tiranë.
Këtë, Osmani e tha para mediave atje.
E para e shtetit do të bashkëkryesojë me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tryezën e liderëve me temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.
Osmani konfirmoi se nuk e ka në listën e të ftuarave Vuçiqin për këtë tryezë.
“Me Vuçiqin nuk ka asnjëherë takim në këtë samit takime dypalëshe. Takimet dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen në Bruksel. Ky është një forum multilateral ku ne si Republikë e Kosovës synojmë më shumë të takohemi me liderët e tjerë, sidomos me ata që duhet t’i bindim për heqjen e masave”, deklaroi Osmani.
Në Tiranë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku po marrin pjesë delegacione nga rreth 50 shtete evropiane e të Ballkanit Perëndimor. /



Të tjera
Çajet që bëjnë zëvendësimin ideal të ujit
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Bahamas
Një unazë si kjo ju ndihmon në problemet me urinimin