Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.
Rutte foli edhe për dërgimin e delegacionit të nivelit të ulët nga ana e Vladimir Putinit, në bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë.
“Putini bërë gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, ndërkohë që është shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të negociuar për paqen”, ka theksuar Rutte, para nisjes së Samitit të Komitetit Politik në Tiranë.



Të tjera
Nis zyrtarisht garimi i vajzave në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Shkollave
Miqësia me ish të dashurin: Përse nuk është fare ide e mirë!
Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së