Kreu i NATO-s, Mark Rutte i është bashkuar liderëve të tjerë që janë pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama përpara “Shtëpisë së Europës” në Tiranë. Në një deklaratë para mediave, Rutte u ndal te lufta Rusi-Ukrainë dhe dërgimi i një delegacioni i nivelit të ulët në Turqi nga ana e Putin, për bisedime me Kievin.
Për këtë të fundit, Rutte u shpreh se ishte një gabim i madh nga ana e presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa i dha dhe një mesazh se tashmë duhet të jetë serioz për të gjetur një rrugë për arritjen e paqes.
“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty. Pres me padurim të takohem me ministrat e jashtëm në Tiranë. Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Në fakt topi është në fushën e tij. Ai duhet të luajë, të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia është mbi të. Që kur kam qenë kryeministër i Holandës e njoh shumë mirë Putinin. Është gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe ka dërguar delegacion mjaft të prirur për të negociuar paqen. Jam shumë i lumtur për rolin që po luan SHBA dhe rolin e Trump për të zhbllokuar këtë situatë”, deklaroi Rutte.



Të tjera
Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk
Çajet që bëjnë zëvendësimin ideal të ujit
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Bahamas