Profesori i pensionuar i universitetit, Çedomir Çupiq, i bëri thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq që nëse është “burrë i madh dhe i guximshëm”, ta organizojë takimin në Nish pa asnjë autobus.
“Ai do tubim në Nish. Tani, kur një burrë i madh dhe i guximshëm thotë ‘nuk ka autobusë, dua që qytetarët e Nishit të vijnë tek unë’, le të shohim se kush janë ata qytetarë të Nishit, dhe jo të mbledhin autobusë. Kjo tregon se për çfarë lloj uzurpimi bëhet fjalë”, tha Çupiq në emisionin “Newsnight” në N1, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për ngjarjet aktuale në Serbi, ku ka disa muaj që po mbahen protesta masive nga studentët dhe jo vetëm, Çupiq vlerësoi se Vuçiqi dhe pjesa më e ngushtë e rrethit të tij “po bëjnë thirrje për dhunë dhe se në çdo mënyrë të mundshme gjejnë forma dhe mjete për të filluar dhunën ose për ta provokuar atë”.
“Ajo që po ndodh sot është më shumë çështje paniku nga ana e Vuçiqit dhe atyre që janë në pushtet. Është panik, frikë dhe një situatë ku ata shohin se janë plotësisht të pafuqishëm dhe se qytetarët nuk mund të vriten, veçanërisht studentët”, deklaroi Çupiq .
Të tjera
Ambasadori Dren Doli i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UÇK-së
Sot kuptohet çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
Demokratët amerikanë kërkojnë kufizim të prodhimit kinez