Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë momentet më pikante nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera, e para e vendit thotë se pjesëmarrja e Kosovës për të gjashtën herë në këtë Samit, tregon se zëri i vendit është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit.
“Sot në Tiranë filloi Samiti i liderëve të Komunitetit Politik Evropian. Pjesëmarrja jonë e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendoset për të ardhmen e kontinentit tonë”, ka shkruar Osmani, transmeton Klankosova.tv.
















Të tjera
Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime
Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk
Çajet që bëjnë zëvendësimin ideal të ujit