Reshje bore janë ka pasur sot në bjeshkët e Strellcit, në Komunën e Deçanit.
Pamjet nga terreni tregojnë shtresa bore, ndërkohë që ndodhemi në muajin maj.
Ndryshe kujtojmë se sot në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët, i ftohtë dhe me reshje shiu e mundësi për rrebeshe shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Parashihen reshje të dendura shiu dhe reshjet do të zgjasin pothuajse gjatë tërë ditës me intensitet të ndryshueshëm duke zbutur thatësinë e madhe. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe në viset kodrinore-malore pritet të fillojnë reshjet e shqotës dhe borës sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje nuk përjashtohet mundësia që të ketë reshje shqote e bore edhe në disa zona paksa më të ulëta mbidetare në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës dhe kjo të ishte një ekstrem i llojit të vet.
Të tjera
Katari aleat i shkëlqyer i SHBA, ki kujdes!
“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët
Ambasadori Dren Doli i pranishëm në seancën ndaj krerëve të UÇK-së