Ushtarët turq të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, zhvilluan patrulla nëpër komunat e Kosovës, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit nga KFOR-i, këto aktivitete zhvillohen gjatë gjithë ditës dhe natës në kuadër të misionit ditor për përkrahjen e njerëzve dhe komuniteteve të Kosovës.
KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe se KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).



Të tjera
Publikohet raporti për gjykimin në mungesë për krime lufte, mungon bashkëpunimi me Serbinë
Kuriozitete për spermën, shumëçka keni dëgjuar janë thjesht mite
Shekerinska takim me Ulutashin në Bruksel: NATO-ja e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor