Policia e Kosovës në bashkëpunim inspektorët komunal të Mitrovicës Veriore dje kanë mbyllur qendrën sportive në Mitrovicën Veriore e cila operonte si institucion paralel i Serbisë.
Në disa fotografi të siguruara nga KosovaNews brenda kësaj qendre shihet se sponsorët kryesor të kësaj qendre ishin kompanitë në pronësi të kryeterroristit Milan Radojçiq.
Në fotografi shihen logot e kompanisë serbe “RAD” e lidhur me Milan Radojçiqin si dhe emri i restorantit “Grey” i cili ishte në pronësi të terroristit Milan Radojçiq.
Në ambientet e kësaj qendre ishin të vendosura edhe fotografi të ndryshme me simbole nacionaliste të Serbisë.
Ndryshe, qendra sportive në Mitrovicës Veriore u mbyll të enjten pas një ndërhyrjeje nga Policia e Kosovës dhe autoritetet komunale.




Të tjera
Tri sekretet për dashuri të përjetshme, sipas ekspertëve
Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime
Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk