Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha pak para seancës së 17-të konstituive, tha se nuk do të ndryshojë qëndrim, nëse s’ka ndryshim në situatën e krijuar në Kuvend.
Ai thotë se do të vazhdojë të votojë kundër Albulena Haxhiut si kryetare të Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse s’ka ndonjë ndryshim, nuk do të ndryshojë as unë, pra do të vazhdoj të votoj kundër një propozimi i cili vjen për t’u votuar fshehur”.
“Një kryetar Kuvendi duhet të jetë kryetar i të gjithëve dhe të ketë mbështetje publike”, thotë tutje ai.
Por, Berisha deklaroi se është i gatshëm për zgjidhje, megjithëse potencoi se nuk ka marrëveshje politike për qeverisje.



Të tjera
Lewandowski transferohet te Chicago Fire
Fiorentina po e dëshiron Edon Zhegrovën, i cili mund të largohet nga Juventusi këtë verë
Tr@gjedi në Arabinë Saudite: 14 të vdekùr pas rrëzimit të helikopterit