Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, tha se takimi me presidenten Vjosa Osmani ka qenë konstruktiv, por tha se nuk varet prej tyre kjo.
“Dy parti të komuniteteve kanë munguar në takim. Një gjë ka qenë që ne jemi duke pritur që partitë shqiptare të bëjnë marrëveshje mes veti”.
Ajo tha se në takim kanë folur edhe për atë që ka deklaruar Osmani se nëse vazhdon kriza, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk varet prej neve, jemi duke pritur. Nuk është mirë për asnjërën anë. Situata ka me qenë e njëjtë sot”.
“Vetëvendosje e di qëndrimin tim dhe unë s’e ndryshoj qëndrimin tim”.g.e.



Të tjera
Ushqimet që duhet të hani në mëngjes për uljen e tensionit të lartë
Përballja prishtinase mbyllet baras, fitojnë Ferizaj dhe Drenica
Ndikimi i lëngut të panxharit në uljen e tensionit të lartë