Sot po zhvillohen votime në disa komuna dhe kantone të Zvicrës, ku qytetarët vendosin për çështje të ndryshme lokale dhe kantonale.
Në Weinfelden, votohet për krijimin e një varri musliman. Në Solothurn, pronarët e qenve do të përballen me një taksë kantonale prej 35 frangash, pasi ligji për taksën kaloi me 66% vota pro, transmeton albinfo.ch.
Kantoni St. Gallen refuzoi zgjerimin e orarit të dyqaneve, ndërsa në Cyrih pritet që propozimi për uljen e tatimit mbi fitimin e kompanive të mos miratohet, sidomos në zonat rurale.
Në Cyrih po votohet gjithashtu për transferimin e aksioneve të aeroportit, zgjerimin e shkollës Entlisberg dhe ndërtimin e një blloku të ri banimi në Salzweg.
Në Aargau, iniciativë për paga të barabarta u refuzua me shumicë të madhe. Ndërkohë, në Lucern, ndryshimet në ligjin e spitaleve u miratuan me shumicë të ngushtë.
Në kantonin Uri, u hodh poshtë ndalimi i gjuetisë së lepujve të borës dhe ptarmiganëve.



Të tjera
Astma dhe rreziqet e saj
Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro
Orë 1.3 milionë dollarë nga djali i miliarderit indian