KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë është zhvilluar një trajnim i përbashkët për evakuim mjekësor ajror, që ka përfshirë njësitë mjekësore të katër ushtrive: të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hungarisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, transmeton KosovaPost.

Sipas njoftimit,  pjesëtarët e KFOR-it janë stërvitur për mënyrën e evakuimit të të plagosurve në kushte reale, duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e pacientëve gjatë operacioneve ajrore.

KFOR-i thekson se stërvitja ndërkombëtare siguron që të gjitha shtetet pjesëmarrëse në KFOR të jenë të gatshme të reagojnë në mënyrë të standardizuar dhe efektive ndaj çdo krize mjekësore.