Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma pas më shumë se 2 javësh. Avokati Sokol mëngjesi prej pasdites së 3 qershorit vijon të trajtohet në një nga spitalet e Athinës.
Burime bëjnë me dije se avokati Mëngjesi ka reaguar mirë dhe mjekët janë optimistë për shëndetin e tij.
Ai ndodhej në koma që prej datës 29 maj, ditën që u sulmua nga 3 persona ku sapo kishte lënë djalin në kopsht, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Autorët vijojnë ende në arrati. Policia po bashkëpunon me Kosovën dhe Malin e Zi për të bërë të mundur gjetjen e agresorëve.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha