Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar në parim rreth propozimeve për një fond me vlerë të 150 miliardë eurove me qëllim të fuqizimit të mbrojtjes së Evropës, tha të hënën një diplomat i BE-së.
Ky fond njihet si Veprimi i Sigurisë për Evropën (SAFE), raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Plani i propozuar nga Komisioni Evropian në mars do të financohet përmes borxheve të përbashkëta dhe me të do t’u jepen hua vendeve të BE-së dhe shteteve të caktuara të tjera si Ukraina për projekte që e fuqizojnë mbrojtjen e tyre dhe e forcojnë industrinë e armëve në Evropë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për një kohë të gjatë është ankuar se vendi i tij paguan barrë padrejtësisht të madhe për mbrojtjen e aleatëve dhe ka paralajmëruar se Uashingtoni nuk do t’i mbrojë ato shtete që shpenzojnë pak në këtë aspekt.g.e.
Të tjera
Një dron goditi një anije ndihmash për Gazën në Tunizi
Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës
Ja ai që duhet të luante më gjatë me Sitin