Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti gjatë ditës së sotme Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.
Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt aderimit në familjen evropiane.
Ai theksoi dhe nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat u vendosën padrejtësisht dhe vijojnë të mbeten në fuqi padrejtësisht, pavarësisht rekomandimit nga ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandim i cili është dhënë pothuajse një vit më parë tashmë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Plecity për takimin dhe bisedën gjersa i uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore