Largimi surprizë i Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit nga reality show “Ferma VIP” tronditi ndjekësit, kur dyshja vendosi të lërë garën dhe të vazhdonte lidhjen e tyre jashtë. Ata tani po bashkëjetojnë në Tiranë, në shtëpinë e Limi-t, por duket se marrëdhënia e tyre është përballur me sfida të papritura.
Ndërkohë që Alba ishte e ftuar në puntatën e mbrëmshme të emisionit Ferma Vip, një ngjarje e pazakontë ndodhi në shtëpinë që ajo ndan me partnerin. Limi postoi në Instastory një video ku shfaqej një vajzë provokuese që po bënte lëvizje me konotacion seksual.
Postimi, i cili u fshi menjëherë, arriti të tronditë rrjetin dhe të bëjë Albën të reagojë në kohë reale, ndërkohë që ajo ishte ende live në emision.

Reagimi i Albës ishte i shpejtë dhe i fortë: duke u informuar për situatën në shtëpi, ajo i dërgoi një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga banesa e Limi-t dhe duke paralajmëruar për një “tërmet” nëse nuk e bëntë këtë.
Të tjera
Në emër të kryetarit të Kuvendit ju bëj thirrje për bashkëpunim
Ngërçi merr fund në Kuvend, Basha zë ulësen e kryetarit
Pas zgjedhjes së kryetarit, Kuvendi vazhdon seancën pas një ore