Pas suksesit në Eurovision që këtë vit u mbajt në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, duket se nuk e ka në plan të ndalet.
Grupi ka njoftuar publikimin e një albumi të shkurtër, ‘EP’ (që përmban 3 deri në 6 këngë) me titull “Shndrit”.
Ky album bëhet e ditur se do të lansohet për fansat e publikun më 23 maj (e premte).
Po pritet gjithashtu me kuriozitet pas suksesit që korrën duke u renditur në vend të 8-të në kompeticionin e famshëm muzikor.
Në vend të dytë u rendit Izraeli, për të cilin pati shumë zhurmë kurse në vend të tretë Estonia.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të vazhdojë karriera e Beatriçe dhe Kolë, që për momentin janë në vëmendje të madhe.



Të tjera
Pesë arsye pse duhet të bëni masazh
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë
Pse burrat tradhtojnë edhe nëse kanë martesë të lumtur?